Ndonëse i gjithë vendi është në “shtetrrethim” prej më shumë se tre javësh për shkak të koronavirusit, është e pamundur të evitohen sherret.

Raportohet se një sherr ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku janë përfshirë disa të rinj.
Një prej të rinjve ka mbetur i plagosur, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e sherrit midis tyre.

Ngjarja është regjistruar pak më parë, ndërsa i riu i plagosur është goditur me sende të forta, ku për pasojë ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në rajonin e policisë një person.

Ende nuk dihen identitetet e të rinjve të përfshirë në sherr, apo personit të plagosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here