Situata e krijuar për shkak të koronavirusit është një nga ngjarjet që shqiptarët prej kohësh nuk e kishin përjetuar ndërsa si të mos mjaftonte kjo për qytetarët e Durrësit, u është dashur që ditën e sotme të përballen me një skenë dramatike.

Skena horror ka ndodhur në lagjen në lagjen nr 1, ku një i ri i ri ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Në pamjet e mëpopshtme të publikuara nga “BalkanËeb” shihet se i riu është varur plotësisht jashtë dritares por dikush e mban nga brenda vetëm në këmbë.

Aty janë dëëgjuar të bërtituara dhe thirrje ndërsa më pas vijnë në ndihmë të tjerë njerëz që e tërheqin deri sa në fund e fusin brenda.

Sipas dëshmitarëve, i riu donte të hidhej por e kishte ndaluar Policia, ndërsa ende është e paqartë nëse ai kishte probleme psikologjike

“Bravo policia e Durrësit erdhi shpejt dhe e shpëtoi këtë çunin që donte me vra veten! Nuk e di çfarë probleme kishte”, tha një qytetar.

28-vjeçari me inicialet S.m., është është marrë në dorëzim nga policia e cila e ka shoqëruar me ambulancë për në spital dhe njoftohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore” njofton policia e Durrësit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here