Me koronavirusin që ka mbyllur çdo aktivitet sportiv, e po ashtu edhe kazinotë, bastexhinjtë amerikanë detyrohen që të luajnë baste absurde.

Një kompani bastesh në Nju Jork tha për “NY Post” se u ofron klientëve një bast, se si do të jetë moti në Paris, ose në qytete të tjera të botës.

Ai u frymëzua nga një klient i tij, i cili e këshilloi që të propozonte baste të pazakonta, të padëgjuara më parë.

Në këtë mënyrë tregohet se sa njerëzve u mungon sporti, sipas kompanisë së basteve.

Basti për motin luhet lart/poshtë. Vija e bastit është 16.5 gradë celsius.

Ai që luan poshtë, që të fitojë duhet që mërkuri të qëndrojnë poshtë temperaturës 16.5 gradë celsius, ndërsa kur ai që luan lartë, mbi këtë temperaturë. .

Kjo ka bërë që shumë bastexhinj të monitorojnë motin në Francë, ndërsa kompania po studion të tjera propozime bastesh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here