Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme të tjera detaje nga hoteli i rrënuar ‘Mira Mare’, ku fatkeqësisht humbën jetën 3 persona nën rrënoja.

Në denoncimin e një qytetari thuhet se vula në dokumentin e hotel “Mira Mare” ishte origjinale, të cilën e mban i biri i ekspertit, ku sipas denoncuesit është përgjegjës sektori në Kadastrën Durrës.

Postimi nga Berisha:

Hotel Mira Mare qe mori 3 jete u legalizua ne vitin 2018 me akt ekspertimi te firmosur nga nje ekspert 5 vite pas vdekjes se tij.

Por ne rast se firma ishte e fallsifikuar, vula mbi aktin ishte origjinale.

Ate e mban i biri i tij, sot narkozyrtar ne kadastren ne Durres! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Denoncimi:

Pershendetje Doktor! Si jeni? Rasti Hotel Mira Mara në Durres ku u vdiqen tre individe.

Akt ekspertiza e godines eshte kryer nga nje ekspert pas vdekjes se tij.

Në të vertete eshte vulosur nga vula origjinale qe zoteron i biri i ekspertit.

Ky i fundit eshte pergjegjes sektori në Kadastren Durres.

Profesioni i tij i vertete eshte sekser, fallsifikator Ervin Krymbi.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here