Modelja e njohur Angela Martini dhuroi një shumë prej 30 mije eurosh për të prekurit nga tërmeti. Më pas ajo shkoi ta vizitonte personalisht Durrësin, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas lëkundjeve të forta të 26 Nëntorit.

Ditën e sotme, Angela ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një set fotosh nga vizita e saj në Durrës, ku shihet se ka takuar shumë nga të prekurit nga tërmeti, mes të cilëve edhe fëmijë. Krahas fotove të postuara modelja ka përcjellë mesazhin se të gjithë bashkë mund t’ia dalim.

“Tra.gjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja… Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Angela.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here