Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e enjte, ku një gardian burgu v.rau me armën e shërbimit dy të rinj.

Ngjarja ndodhi në Patos, ku Martin Skëndaj ekz.ekutoi Manol Rrapaj me 7 plumba dhe kushëririn e tij, Elis Kapaj me 5 plu.mba.

Mas.akra erdhi si pasojë e një konflikti mes familjeve, ku motra e autorit ishte e dashuruar me 22-vjeçarin Rrapaj, të cilët ishin edhe fqinjë.

Në polici, Martin Skëndaj ka pranuar kri.min e ndodhur dhe ka dhënë dëshminë e tij, duke thënë se motivi i masa.krës ishte një lidhje intime mes fqinjit Rapaj me motrën e tij.

Mësohet se Skëndaj bënte fajtor Rrapajn edhe për ndarjen e motrës së tij nga ish-bashkëshorti.

Të rinjtë ishin përplasur edhe më herët me sende të forta, ndërkohë që Rrapaj kishte bërë një kallëzim në Polici për Martin Skëndaj.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here