Regjisori kanadez Mostafa Keshvari tashmë ka shkruar dhe xhiruar një film në lidhje me virusin COVID-19.

KANADA– Ndërsa të gjithë njerëzit u kuriozuar për të rishikuar një film të vitit 2011, “Contagion” të Steven Soderbergh si një film të çuditshëm, me një skenar që i ngjan identik virusit COVID-19, regjisori kanadez Mostafa Keshvari ka realizuar filmin e tij për virusin, me titullin “Corona: Frika është një virus”.

Regjisori Keshvari filloi të shkruante “Corona” gjatë fazave të hershme të virusit. Tani, ndërsa virusi përhapet në të gjithë globin, ai e ka filmin gati. Keshvari e shkruajti filmin për të ndihmuar në luftimin dhe përballjen e ksenofobisë, një dëshirë përkatëse duke marrë parasysh polemikat mbi atë që quhet virus.

Filmi titullohet “Corona: Frika është një virus” dhe përqendrohet rreth një grupi njerëzish të bllokuar në një ashensor së bashku. Njëra prej tyre, një grua kineze, kollitet dhe krijon panik.

Filmi i parë që lidhet me pandeminë, është një thriller që të mban mbërthyer pas ekranit. Në këto kohë të izolimit, është e lehtë të ulesh dhe të planifikosh llojin e filmit që lidhet me një pandemi, që dëshiron të shikosh. Megjithatë, tashmë kemi gati një film që përshkruan historinë reale të pandemisë së koronavirusit.

Keshvari duket se ka bërë pikërisht këtë. Me emrin Corona, filmi zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një ashensori. Fqinjët me prejardhje të ndryshme (një zonjë kineze, një grua shtatzënë, një nazist i lidhur me karrige me rrota me një tatuazhnë ballin e ti) hyjnë në ashensor.

Gruaja kineze kollitet dhe paniku fillon të përhapet po aq shpejt sa sëmundja. Ashensori ngec, dritat fiken dhe dikush bërtet: “Do të vdesim të gjithë këtu!” Nazisti nxjerr një armë. Gruaja kineze fillon të qajë. Dhe pastaj një burrë thotë: “Unë mendoj se jemi duke u testuar të gjithë”, gjë që të bën të besosh se koronavirusi u krijua në një laborator për t’ju përhapur qellimisht njerëzimit.

Regjisori, Keshvari e kishte shkruar filmin, e kishte xhiruar dhe prerë trailerin deri më 8 Mars, ditë para se të shfaqej kërcënimi i publikut dhe javë para mbylljes. Ju mund ta keni parë spektaklin e virusit si një kërcënim për miqtë dhe familjen tuaj, por jo Keshvari. Ai e pa atë si një mundësi për të bërë një emër për veten e tij

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here