Ditën e sotme Aeroporti i Tiranës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se bërë me dije se të gjithë pasagjerët që kanë humbur fluturimin m “Fly Ernest” do të kenë mundësinë që të flutojnë sërish me një tarifë shtesë prej 70 eurosh.

Gjithashtu është sqaruar edhe mënyra sesi mund ta përfitojnë këtë udhëtim, duke pasur kodin e prenotimit të biletës me të cilën më pas pasagjerët duhet të kontaktojnë shërbimin e klientit në numrat përkatës: 199 304 213 (Nga Italia) or +44 330 365 5030 (nga çdo vend tjetër).”

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që kanë humbur fluturimin me Flyernest.
EasyJet është në dispozicion për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga fluturimet e rezervuara me FlyErnest drejt Milanos.

Të gjithë ata pasagjerë që kanë rezervuar një biletë me FlyErnest për në Milano do të kenë mundësinë që nëpërmjet një tarife prej 70 Euro (me bagazh dore) të riprogramojnë fluturimin e tyre. Afati është deri me datën 26 Janar.

Për të përfituar nga ky udhëtim, ju duhet të keni kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktoni shërbimin e klientit në numrin mëposhtëm:?

199 304 213 (Nga Italia) or +44 330 365 5030 (nga çdo vend tjetër).”

Kujtojmë që më 29 dhjetor Aviacioni Civil italian ka pezulloi licensën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’.
Sh kak për këtë p ezullim ishin vonesat e shumta në linjën Shqipëri-Itali, si dhe ngatërrimi i destinacioneve.

Qytetarët shqiptarë janë ankuar gjithmonë për mungesën e shërbimit dhe mos korrektesën me këtë linjë ajrore që kanë përdorur më së shumti drejt Italisë, vendi fqinj në të cilin jetonjë dhe punojnë një numër shumë i lartë i emigrantëve shqiptarë.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here