Biznesmeni i njohur Kristian Boçi, ditën e djeshme na ka njohur me një histori të trishtë në një fshat të thellë të Hasit. Në Instastory Boçi shkruan se anëtarët e kësaj familje janë abuzuar nga persona të cilët kanë shkuar për t’i dërguar atyre ndihma.

Më tej biznesmeni shton se kushtet e rënduara ekonomike dhe dramës që kanë përjetuar nga abuzimet ka shkaktuar ç’rregullime psiqike tek anëtarët e kësaj familje.

Ai shprehet se familja ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe se përveç dramës kanë përjetuar edhe abuzimin duke u shkaktuar probleme psiqike.

“Ajo që pashë sonte nuk ishte tërmeti por dora e njeriut më thanë që kanë vajtur për ti ndihmuar duhet të mendojë se ka motra vetë. Gjak shqiptari ka. Turp! Ti e di vetë ti që e ke bërë këtu. Unë do ta ngrej zërin me të varfërit.

Mos më shikoni nga Instagramin se unë hobi kam veshjen, nuk do shkoj zhveshur. Shpirtin do dhuroja po të kisha mundësi. Zoti iu paftë iu që keni abuzuar me këto njerëz. Gjynah! Mos e bëni more se nuk keni ku të shkoni në atë botën tjetër”, shprehet biznesmeni.

Në një tjetër postim Boçi shkruan: “Këtu qenka termet 7 ballë çdo minut, çdo orë, çdo ditë. Ajo që më ka vrarë s’është varfëria, po abuzimi. Nuk mundem t’ju mallkoj. Zoti ju paftë ju që keni premtuar dhe se keni mbajtur, ju që keni abuzuar me këto njerëz të pafajshëm 7 veta, 6 i keni sëmurë psiqikisht. Kthehi kërkoni falje se s’do ju zëjë vend shpirti asnjërit prej jush. I kam të gjitha sms me foto dhe nëse nuk e bëni do ua publikoj që mos të dilni aty në tv të më bëni shpirt mirin. Mos e vishni petkun e politikanit, as të bamirsit kur s’ja dini rëndësinë. E dua kombin tim, i adhuroj ato që besojnë, Bibla dhe Kurani janë në shtëpinë time dhe aty do jetojnë me mua siç unë po jetoj me vëllezërit e mi mysliman, ortodoks, bektashi dhe të krishterë. Para Zotit sonte kam dëgjuar me zemër në dorë këtë familje. Jeta juaj nga sonte s’do jetë më njësoj motër”

SHIKO POSTIMIN

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here