Në këto ditë të vështira të përhapjes së një virusi që po alarmon botën një mesazh i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një i ri shqiptar i cili jeton në Francë është aksidentuar rëndë me makinë.

Edisoni është përplasur nga një automjet teksa ka qënë duke ecur në rrugë e për pasojë ka përfunduar dy muaj në koma. Ai shprehet se nuk është ndihmuar nga askush pasi është fajësuar se ka qënë i dehur.

Edisoni kërkon ndihmën e të gjithëve pasi ai ndodhet në Francë dhe gjendja e tij nuk është fort e mirë.

Ai shkruan:

Pershendetje, une jam Edison nga Tirana dhe prej kater vitesh jetoj ne France. Kam bere nje aksident ku une isha kembesor dhe nje grua franceze me ka perplasur me makine, duke me shkaterruar jeten dy muaj ne koma. Ata thone se kam qene i dehur dhe sipas tyre kush eshte i dehur duhet te perfundoje rrugeve. Ju lutem me ndihmni qe ky mesazh ti shkoje mediave dhe kryetarit te shtetit

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here