Themeluesi dhe CEO David Green në një letër drejtuar të gjithë punonjësëve në 19 mars ka paralajmëruar që kohët e vështira po vijnë por do të bëjë të pamundurën që t’ja dalin dhe ta përballojnë.

Miliardieri i dyqaneve “Hobby Lobby” do mbajë hapur biznesin e tij: Punëtorët nuk do paguhen nëse nuk paraqiten në punë, qofshin edhe sëmurë nga Covid-19

SHBA-Rrjeti i dyqaneve të artit dhe zejtarisë amerikane “Hobby Lobby” do të qëndrojnë hapur gjatë këtyre ditëve të pandemisë. Dyqanet po qëndrojnë të hapura në shtetet që nuk janë urdhëruar që të mbyllen, pra në vendët që nuk janë izoluar.

Themeluesi dhe CEO David Green në një letër drejtuar të gjithë punonjësëve në 19 mars ka paralajmëruar që kohët e vështira po vijnë por do të bëjë të pamundurën që t’ja dalin dhe ta përballojnë .

“Për të ndihmuar që kompania jonë të mbetet e fortë dhe e përgatitur të përparojë edhe një herë, kur kjo të kalojë, të gjithë duhet të ‘forcojmë rripat tanë” për të ardhmen e afërt. “– tha ai.

Ndërkohë në një memorandum të 23 Marsit, nënkryetari i operacioneve të dyqaneve Randy Betts shkroi se biznesi “do të bënte çdo përpjekje për të vazhduar punën e punonjësve”, dhe punëtorët që sëmuren mund të përdorin lejen e tyre të paguar ose nuk mund të vijnë në punë por nuk ju jepet pagesa gjatë ditëve që nuk kanë qenë prezent.

Burimi:Independent

CopyAMP code

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here