Festat e fundvitit po afrojnë dhe Tirana po bëhet gati për të mikpritur ato në sheshin ‘Skëndërbej’.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, kryeqyteti shqiptar do t ‘i presë festat e fundvitit me një atmosferë shumë festive. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, kthimi në normalitet do të ndihmojë për ta kaluar sa më shpejt këtë situate.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur vendosja e shtëpizave të ‘Fshatit të Festave’ bashkë me dritat shumëngjyrëshe, një hapësirë ku qytetarët e Tiranës mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen në prag të festave të fundvitit.

Në këtë hapësirë, të vegjlit, por edhe gjithë të tjerët, do të kenë mundësinë të ndjekin një sërë aktivitetesh kulturore.

Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të ketë një festë në shesh, ku të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe vizitorë nga i gjithë vendi dhe turistë nga bota, do të mund të shijojnë atmosferën që Bashkia e Tiranës do të sjellë për këtë fundvit.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here