Kryeministri Giuseppe Conte ka zgjedhur t’i përgjigjet infermieres Michela Venturi, e cila me letrën e saj bëri bujë orët e fundit në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook ajo shkruante: “Puna ime vlen më shumë se 100 euro”, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte për shpërblim për muajin mars.

“Puna ime vlen më shumë se 100 euro. E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë.

Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti.

Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot”, ka shkruar infermierja.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese”, tha Conte.

CopyAMP code

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here