Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë përsëri sot në Shqipëri.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitutë 3.3 të shkallës Rihter ndërsa thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë 5 km.

Epiqendra e tërmetit të parë është në Këlcyrë të Kukësit, por është ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit. Lëkundjet e para janë ndjerë në or 10:18 të mëngjesit të sotëm.

Sipas aplikacionit të tërmeteve dhe EMSC, dy minuta pas tërmetit të parë në Kukës është shënuar një tjetër tërmet 4.3 ballë në Detin Adriatik.

Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 10:20 minuta dhe thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 km.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here