Greqia është përfshirë nga moti i keq që ka goditur prej disa orësh dhe një stuhi e fortë është parashikuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Athinës, vendi do të jetë nën “pushtetin” e stuhisë ‘Geryoneis’ që pritet të godasë të dielën.

Moti parashikohet që të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes, me stuhi e erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Deri më tani në ishullin Thasos dhe Halkidiki është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas meteorologëve, ditën e hënë Greqia do të jetë tërësisht nën pushtetin e motit të keq. Situata parashikohet që të ketë përmirësime të martën.

Loading...

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here