Një letër do mbërrijë në zyrën e Sulltanit. Letra ka ardhur nga Iskender Çelebiu, i cili i shkruan mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në luftë, duke e ditur se jo të gjitha pjesët i transmetohen atij. Iskender Çelebiu i sqaron Sulltan Sulejmanit se në letrat që Ibrahim Pashai i ka dërguar udhëhéqësve të vendeve tjera, ai është shprehur se do krijojë një shtet të ri brenda shtetit të perandorisë Osmane, dhe se në krye të këtij shteti do jetë vetë Ibrahimi.

Hyrremi vërteton se ekziston me të vërtetë një vajzë e cila ka marrë shaminë lejla nga Sulltani. Ajo shkon para këtij të fundit dhe shprehet se është në dijeni të gabimit që ka bërë, ndaj i kërkon leje që t’i japë mundësinë për ta falur. Sulltani përgjigjet se jo çdo gjë që ai bën, ka të bëjë me Hyrremin, e aq më pak ajo natë. Kështu, Hyrremi i thotë se do e présë po atë natë. Në rast se nuk vjen, dielli nuk do lindë më për të. 

Nga ana tjetër, në Manisa ndodhet Mustafai, i cili vazhdon të shkojë pas Helenës. Helena nuk i beson atij aspak, por sërish dëshiron të jetë me të. Ato ecin së bashku me kalë, derisa përballë u del Abasi. Ai është tregtari fàjdéxhi që kércénon pa ndalim familjen e Helenës. Abasi i kërkon llogari për faktin që ajo po shoqërohet me një djalë, ndàj dhe mes Mustafasë dhe Abasit fillon një përléshje e fòrtë. Pasi Mustafai ia del të shpëtojë Helenën dhe veten, Helena mérzitet duke i thënë se tashmë do e fùsë edhe më shumë në télashe familjen e saj me Abasin.

Ndërkohë, në sarajet e Sulltan Sulejmanit, Hyrremi nuk gjen qetësi pa mësuar se kush është vajza që Sulejmani ka zgjedhur të kalojë natën në vend të Hyrremit. Ajo urdhëron Gylshahun dhe Symbylin që ta gjejnë atë vajzë. Për ta futur në lojë dhe për të mbrojtur Firuzenë, ato i krijojnë një skenë Gylshahut. Kështu, Gylshah dhe Symbyli rrémbejnë një vajzë që nuk ka aspak të bëjë me Sulejmanin. Atë e dërgojnë para këmbëve të Hyrremit. Çfarë do vendosë Hyrremi në lidhje me fatin e saj?

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here