Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte në një lidhje në Skype modelja Aurela Hoxha.
Ajo për momentin ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilë ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit.

Gjatë intervistës Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe.

Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime.

Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht.

Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.

CopyAMP code

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here