Pak ditë më parë në hyrje të tregut të Kombinatit u vendos një tunel dezinfektues, ashtu siç veproi edhe Turqia në disa zona të vendit.

Për tunelin e vendosur në Kombinat kanë shkruar edhe gazetat më të njohura ndërkombëtare si New York Times dhe Washington Post.

Të dyja gazetat kanë vendosur në faqjet e tyre foton nga Tirana, të shkrepur nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në treg.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here