Një 107-vjeçare në Kosovë  i ka befasuar te gjithe ndersa ka shkuar per te votuar në fshatin Dardani të Ferizajt. Xhyzide Aliu ka thënë se po voton pasi ka marrë pjesë gjithmonë në zgjedhje, dhe kësaj radhe pret ndryshim për të rinjtë.

Ajo shpreson që kryeministri i ri që do të dalë nga këto zgjedhje t’i kënaqë të gjithë.

“Prej që e mbaj në mend se ka filluar votimi, unë kam votuar. Të rinjtë shpresoj që marrin rrugë të drejtë. Pres ndryshim për të rinjtë, të rriten, gëzohen e të përparojnë. Të rinjtë të dalin në dritë dhe kryetari i ri t’i kënaqë të gjithë. Nuk kam lënë asnjëherë pa votuar”, u shpreh 107-vjeçarja.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here