17 anëtarë të jashtëm në Akademinë e Shkencave, i afti ka të ardhme në Shqipëri

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka bërë me dije se pjesë e akademisë nga sot do të bëhen edhe 17 anëtarë të jashtëm me kontribute përtej kufirit shqiptar.

Gjinushi deklaroi se ky proces është hapje ndaj akademive të ngjashme dhe ndaj kolegëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Dy vite më parë reformimi i Akademisë së Shkencave mori formën e saj ligjore dhe sot është thirrur kjo mbledhje ceremoniale për të nderuar pranimin si anëtarë të akademisë me statusin e anëtarit të jashtëm 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.

Statusi i anëtarit të jashtëm është një statusi i ri për hapjen e akademisë ndaj studiuese që ushtrojnë akademinë e tyre jashtë vendit, ndaj akademive të ngjashme dhe ndaj kolegëve tanë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj faze janë pranuar dhe janë në proces 13 anëtarë të rinj. Përcjellim te brezat e rinj mesazhin se edhe në Shqipëri të aftët mund të jenë të suksesshëm”, deklaroi Skënder Gjinushi.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *