Parandalohet dhe goditet një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta. Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.

Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike.

Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here