Më 16-23 tetor 1946 në kinoteatrin “Kosova” u mbajt kongresi i 3-të i Rinisë Popullore të Shqipërisë. Shokët e agjitpropit u kujdesën për hedhjen e disa parullave. Në kongresi foli edhe presidenti i Rinisë Popullore Jugosllave, Rado Dugonjiç. Këtij iu dha një vend nderi në punimet e kongresit.

Parullat u përgatitën me shumë kujdes. Njëra prej tyre, e cila ka mundur të ruhet e arkivohet, ishte e llojit:

“Të rinj e të reja të fabrikave, punëtorive, të shkollave e të fshatrave, mobilizoni të gjitha forcat që të plotësoni e tejkaloni premtimet që i keni dhënë komandantit dhe organizatës suaj kur u shpallën garat e kongresit të 3-të”. Njëra nga ato që ka mbërritur në ditët tona ishte edhe kjo:

“Rroftë brigada e punës e rinisë popullore jugosllave”. Qeveria jugosllave, në ditën e fundit të kongresit, njoftoi dhënien e 484 bursave për të rinjtë e Shqipërisë./55News.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here