Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së nga informacionet e siguruara ishte organi që vendoste mbi gjykimet dhe masën e dënimit të shtetasve të proceduar. Shumë dënime me vdekje janë vendosur pikërisht nga organi më i lartë i PPSH-së. Një dokument i mëposhtëm tregon vendimmarrjen e byrosë në fjalë mbi trajtimin e të dënuarve politikë. Edhe këtu ajo vendoste kriteret se cili mund të lirohej e cili jo.

Vendim mbi çështjen e të burgosurve politikë

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, në mbledhjen e saj të datës 27.1.1949, duke biseduar mbi situatën e brendshme të vendit tonë dhe në lidhje me çështjen e të burgosurve politikë, vendosi:

1-Të lëshohen ata për të cilët nuk ka fakte për akuzat që ju bëhen dhe të vetëm dyshohet.

2-Për disa prej këtyre që nuk ka fakte por të janë elementë që njihen si të rrezikshëm dhe aventurierë, çështja të shqyrtohet në Byronë Politike dhe vetëm këtu të merret vendim mbi ta./55News.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here