2 automatikë, 2 pistoleta dhe dhjetra plumba, çfarë ndodhi në Velipojë, vonesa e shtetit që shkaktoi 4 të vra.re. 17-vjeçari i pla.gosur rrezikon të humbasë këmbën



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vra.re 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë. Burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhjetra gëzhoja, të cilat janë qitur nga katër armë të ndryshme, ndërsa nga policia është sekuestruar derimë tani vetëm një pistoletë.

Armët që janë përdorur bëjnë me dije burime janë 2 automatikë, një pistoletë glock dhe një TT, ndërkohë që mbetet e parqartë dinamika se kush ka qëlluar fillimisht nga personat e përfshirë në konflikt.

Ajo që dihet me siguri është fakti se anëtarët e familjes Ferracaku, kanë shkuar në hotelin e familjes Gocaj, me djemtë e të cilës kishin nisur sherrin për rërën dhe shezlonët në drekë, dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vra.re vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, pronar të hotelit dhe kamarieri Myzerim Zeneli i cili vetëm dje kishte nisur punë, ndërkohë që nga pala tjetër viktimë mbeti pronari i hotel ‘Fantazia’, Kujtim Ferracaku, ndërsa të pla.gosur mbetën vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe nipi Elmilind Dyli, vetëm 17 vjeç.

Plagët më të rënda i ka marrë ky i fundit, i cili pritet që t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime të pakonfirmuara thonë se atij pritet që ti hiqet njëra prej këmbëve, si pasojë e dëmtimit që ka marrë nga plumbat.

Babai i viktimave, Pjetër Gocaj e tha qartë në një deklaratë për mediat, se ngjarja mund të ishte parandaluar në rast se shteti do të kishte vepruar më herët, në lidhje me ndarjen e hapësirave të shfrytëzueshme për plazh.

Zona për të cilën kishte ndodhur konflikti, vitin e kaluar ishte administruar nga vëllezërit Gocaj, ndërsa këtë vit lejen e kishin fituar familja Ferracaku, por ende nuk kishte një vendim të prerë nga Agjensia për Turizmin dhe bregdetin.

Kjo vonesë çoi në zgjidhjen e konfliktit në rrugë personale, gjë e cila pasoi me një tragjedi për të dy familjet e përfshira, ndërsa rrezikon të çojë në kolaps të gjitha bizneset e tjera në Velipojë, duke qenë se shumë turistë të frikësuar nga ngjarja, zgjodhën që të linin në mes pushimet e tyre.

Lidhur me ngjarjen reaguan presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, të cilët bënë përgjegjës policinë dhe strukturat e tjera shtetërore, për gjendjen e sigurisë publike në vendin tonë.

Nga ana tjetër, kryeminsitri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim për këtë masakër të rëndë me katër vik.tima në mes të sezonit turistik.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *