2 shenjat e horoskopit që nuk kanë fat në dashuri

0
29

This post has already been read 17 times!

Të gjithë e kemi të paktën një person në rrethin tonë shoqëror që ankohet se ‘nuk po i ecin gjërat në dashuri’.

Herë nuk është personi i duhur, herë nuk është momenti i duhur, dhe herë herë nuk janë ata vetë.

Epo, nëse dikujt në rrethin tuaj i ndodh shpesh kjo, atëherë  ai person  i përket me siguri njërës nga shenjat e mëposhtme:

Shigjetari: kjo shenjë ndonjëherë e ka të vështirë ti marrë gjërat seriozisht. Madje dhe kur i merr ato seriozisht , ai nuk e reflekton këtë.

Duke qenë gjatë gjithë kohës duke ‘bredhur lule më lule’, shpeshherë kësaj shenje i kalon ‘fati’ para syve dhe ajo nuk e vë re.

Gjithashtu, duke qenë tipa shumë të shoqërueshëm, që e kanë  shoqërinë në plan të parë, shpesh njerëzit në këtë shenjë ju ikin angazhimeve me apo pa dashje.

Akrepi: Për këtë shenjë , dashuria dhe pasioni janë gjithçka. Ata janë qenie jashtëzakonisht të zjarrta dhe kur dashurojnë, ata japin gjithçka.

Problemi është se vetëbesimi i tyre ngre një mur që disa nuk mund të pëlqejnë.

Prandaj, derisa të heqin dorë përfundimisht nga përpjekja e tyre për të tërhequr vëmendjen e dikujt, ata do të humbin shumë kohë dhe energji.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here