Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ana Lleshi ka qenë e ftuar në emisionin “Ëhy Not”, ku për herë të parë ka treguar se është rritur në shtëpinë e fëmijës dhe nënën biologjike e ka takuar vetëm 2 vite më parë, pasi ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe.

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem  që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here