“200 mijë lekë për 4 veta, votën do ja jepnim…”. Video ku konfirmohet blerja e votës, 37-vjeçari e publikon por ajo që i ndodh na tmerroi…


Policia e Lezhës ka arrestuar 4 persona familjarë me njëri-tjetrin pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar një 37-vjeçar i cili publikoi videon e dëshmisë së një personi i cili konfirmonte se ishte paguar me 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota për të votuar Partinë Socialiste. Ballkanëeb, bën me dije se janë ndaluar shtetasit Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.

Këta persona ditën e djeshme në mesditë në Torovicë nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё dhunuar, kanosur pёr jetën pёr tё bёrё deklarim tё rremё, si dhe i kanё dёmtuar automjetin me targa AA2185JM, shtetasit Ylli Kacoli, 38 vjeç, banues nё Kamёz, Tiranё.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *