Agim Çaçi, një 42-vjeçar me profesion jurist është njeriu që së bashku me dy persona të tjerë në 11 janar 2021 në qytetin e Korçës, arritën ti marrin plot 40 milion lekë të vjetra, kambistit Shefqet Muço.

Nga kjo ngjajre është arritur të kapet vetëm juristi Agim Çaçi, i cili u “mbërthye” nga Muço në përleshje e sipër,duke mos u lëshuar deri në momentin e ardhjes së një patrulle policie.

Ora News zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që tre ditë më parë tronditi opinionin në Korçë. Skuadra me tre persona, ku bënte pjesë dhe juristi Agim Çaçi, ishte e pajisur me ar më dhe leva hekuri dhe ditën e ngjarjes, ishin pozicionuar qysh në orët e para të mëngjesit përpara shtëpisë së kambistit, Shefqet Muço.

Gazetari Elton Qyno raporton se tre personat, kishin ngritur një skenar të denjë për filma aksion, pasi kishin disa ditë që monitoronin lëvizjet e kambistit nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas, itinerar, ky që kryhej thuajse çdo ditë nga Muço, për shkak të shkëmbimit valutor. Të njëjtën gjë kambisti Muço, do kryente dhe në datën 11 janar 2021, ku herët në mëngjes ai do udhëtonte nga Korça në Tiranë, për të këmbyer në tregun e valutës, një shumë financiare prej rreth 40 milion lekë.

Por 56 vjeçari nuk ka menduar se sapo të dilte nga banesa do binte në një pritë të mirëorganizuar. Sipas dosjes së policisë së Korçës, grabitësit janë pozicionuar para shtëpisë së kambistit rreth orës 04:30, ku në ambientet pranë shtëpisë është parkuar një makinë me ngjyrë blu,ku te vendi i shoferit qëndronte një person i shtrirë në sendilje që të linte përshtypjen se po flinte gjumë. Këtë fakt policia e ka vërtetuar nga dëshmia e një roje objekti që ndodhet afër vendit të ngjarjes, i cili ka vënë re pozicionimin e tre personave, por që s’ka kuptuar se çfarë mund të ndodhte.

Sipas dëshmisë së rojës një person ndodhej në makinë, të tjerët ishin fshehur afër shtëpisë së Shefqet Muços. Grabitësit kanë qenë me maska dhe mjete të forta si leva hekuri dhe një prej tyre ka qenë me ar më. Sipas hetimit e para që ka dalë nga banesa ka qenë gruaja e Shefqet Muços, J.Muço, e cila pasi vëzhgon rrugën, ambientin për rreth, i flet bashkëshortit të saj, që të dilte nga banesa.

Shefqeti ka dalë nga shtëpia me një çantë, ku sipas tij kishte 40 milion lekë të vjetra. Në momentin që Shefqeti ka futur në bagazh çantën me lekë dhe ka mbyllur bagazhin është sulmuar befasisht nga grabitësit e maskuar, të cilët kanë filluar ta godasin me sende të forta. Muço, ka arritur të kapi njërin prej tyre dhe nuk e ka lëshuar për asnjë moment. E gjithë skena është parë nga bashkëshortja e kambistit, e cila e tmerruar, ka hyrë brenda në banesë duke thirrur.

Nga britmat, është çuar nga gjumi djali i kambistit, Oltjon Muço, i cili i ka shkuar në ndihmë babait të tij, Shefqetit. Oltjoni, është përleshur me dy grabitësit e tjerë, të cilët kishin sende të forta dhe ishin të maskuar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here