Në video dëgjohet që gjykatësja e pyet sanitaren që akuzohet se zhvati 8 milion lekë nga vajza e një të infektuare me Covid-19, se ku e ka avokatin.
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamjet brenda sallës së gjyqit ku sanitarja Tire Alldervishi është paraqitur sot për tu njohur me masën e sigurisë.

Në video dëgjohet që gjykatësja e pyet sanitaren që akuzohet se zhvati 8 milion lekë nga vajza e një të infektuare me Covid-19, se ku e ka avokatin.

Sanitarja që u hoq si infermiere shprehet se e ka telefonuar por nuk e di se përse ai nuk është paraqitur në seancë.

Pjesë nga biseda

Gjykatësja: Kë keni caktuar?

Alldervishi: (Nuk kuptohet mirë) Fushën…

Gjykatësja: Po kur e keni marrë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Alldervishi: Pardje

Gjykatësja: Po ku është avokati apo….

Alldervishi: (Ul kokën dhe pret në heshtje) S’e di.

Gjykatësja: Mir, uluni, kemi dhe masa të tjera, kështu që…

Alldervishi është lënë në burg. Ajo akuzohet se zhvati vajzën e një pacienteje me Covid-19 duke u shtirur si infermiere. Ajo u vu në pranga një ditë më parë, ndërkohë që katër persona të tjerë janë pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë vënë në hetim, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here