Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit në aksin Milot-Rrëshen, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona, të gjithë anëtarë të një familje. Në gjendje të rëndë është fëmija e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar te Trauma në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ende nuk dihet se cilat kanë qënë shkaqet e aksidentit.

MILOT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Rubik, në Kubin ku është shuar një familje. Një mjet nga Kosova tip “Citroen”, në të cilin udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje është përplasur me një kamion dhe si pasojë 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë është një fëmijë 5-vjeçar.

Mësohet se i mituri, i vetmi që ka shpëtuar nga familja është dërguar fillimisht për në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por deri më tani raportohet se është rëndë për shkak të plagëve që ka marrë nga përplasja. Kështu që është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here