Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku makina e efektivit nga Librazhdi Petrit Xhepi është shkrumbuar nga flakët. Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen.

Siç edhe u raportua, policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë të bizneseve aty afër për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Gjithashtu po shqyrtohen edhe dosjet që Petrit Xhepi dhe bashkëshortja kanë pasur në hetim.

Sakaq në ndihmë të zbardhjes së hetimit janë oficerë të specializuar të anti-terrorit dhe krimeve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte, ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here