Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur portierit të Genoas, Frederiko Marketi. Ferrari i tij 300 mijë eurosh është dëmtuar nga një lavazhier, i cili po mundohej t’ia dërgonte në qendrën stërvitore. Sipas mediave italiane, një lavazhier donte të lëvizte makinën, por ai humbi kontrollin e saj dhe u përplas me një gardh përgjatë rrugës dhe automjeti pësoi dëme të mëdha. Përveç kësaj, ai dëmtoi disa makina të tjera, të paktën pesë, të cilat ishin parkuar në anën tjetër të rrugës. Por portieri vendosi të tregohej zemërgjerë dhe e fali lavazhierin.



Portieri u shpreh:

E rëndësishme është që askush nuk është lënduar në këtë histori. Prandaj, mjaft shkruat për këtë histori, pasi ka gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë se makinat.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here