Një shqiptar me precedentë të shumtë kriminalë qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e Vitit të Ri në Milano duke lënë të plagosur rëndë dy emigrantë marokenë. Ditën e sotme mediat italiane kanë bërë publike pamjet kur 41-vjeçari shqiptari qëllon gjakftohtë ndaj dy emigrantëve, një 33-vjeçar dhe një 39-vjeçar.

Gjithçka ndodhi 43 minuta pas mesnatës së 31 dhjetorit.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, të shtënat ndodhën menjëherë pas një mosmarrëveshje në rrugë midis shqiptarit dhe dy të plagosurve. Shqiptari u largua pas debatit dhe u kthye me një pistoletë të kalibrit 7.65, duke qëlluar disa herë.

Gjatë inspektimit në vendngjarje, policia gjeti disa gëzhoja dhe falë kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili u arrestua pas më shumë se 10 ditësh.

Ai ishte fshehur brenda një apartamenti ku strehohej nga dy gra, ku po planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here