Burrë e grua nga Kosova, të moshave rreth 45 dhe 50 vjeç, kanë ndërruar jetë në vend ndërsa dy prej fëmijëve, rrugës për në spital.

RUBIK– Detaje të tjera janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur në Rubik, ku 4 anëtarët e një familje kanë humbur jetë. Burrë e grua nga Kosova, të moshave rreth 45 dhe 50 vjeç, kanë ndërruar jetë në vend ndërsa dy prej fëmijëve, rrugës për në spital.

Mësohet se edhe kamioni drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I., i cili është shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje.

Dyshohet se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese por nuk e ka parë kamionin që po vinte në drejtim të tyre dhe pikërisht në atë moment ka ndodhur përplasja fatale.

LAJMI KRYESOR: Aksident TRAGJIK në aksin Rrëshen-Rubik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija 5 vjeç. Me urgjencë te Trauma

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here