Të gjithë fansat e Përputhen e kanë vënën re mungesën e Andit nga emisioni, edhe pse fillimisht u tha se arsyeja ishte shëndetësore. Por Bora dje tha se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.


Tani të gjithë janë kuriozë nëse Tea do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit nëse Andi nuk rikthehet. Ajo duket se e ka marrë një vendim dhe e tregon përmes postimit të fundit në Instastory.

“Nëse nuk vjen Andi a do dalësh nga Përputhen?”, e pyet një fans. “Sigurisht që po”, përgjigjet Tea.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here