Doni të udhëtoni? Aeroporti i Rinasit del me Njoftimin dhe zbulon masat e reja, ja ç’duhet të keni me vete… –


Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas ka dalë me një njoftim të fortë në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

NJOFTIMI:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:

Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *