Kjo është receta ideale për të bërë patëlxhan turshi/ Do na falenderoni, ja si ti bëni dhe do dalin aq të mira


Receta më praktike për të përgatitur patëllxhanë turshi. Kjo mënyre përgatitje turshi mundëson konservimin e perimeve për një kohë të gjatë, ideale për periudhën e dimrit.

Si të përgatisim patëllxhanë turshi:
Përbërësit
3 kg patëllxhan
3 kokë hudhra
3 dega selino
3 tufa majdanoz
1 kg speca të ngjyrave të ndryshme
3 speca djegës
6 gjethe dafine
6 lugë gjellë kripë e ashpër
500 ml uthull

Përgatitja
Si fillim për patëllxhanë turshi duhet të përdorim patëllxhan të freskët dhe me madhësi mesatare. Patëllxhanët i lajmë dhe i pastrojmë nga bishtat. Vendosim një enë me ujë në zjarr dhe hedhim në të tre lugë gjellë kripë. Patëllxhanëve i bëjmë një prerje për së gjati dhe i futim në ujin e nxehtë me kripë dhe i ziejmë për 2 minuta.

Patëllxhanët i kullojmë dhe i vendosim në një rrjetë duke i lenë kështu për një natë.

Ditën tjetër fillojmë përgatitim mbushjen për patëllxhanë turshi. Pasi ti kemi larë dhe fshirë të gjitha perimet i presim në formë rripash të hollë. Të gjitha perimet e prera i hedhim në një enë dhe i përziejmë me kripën e ngelur.

Me këtë përgatitje do të mbushim të gjithë patëllxhanët me radhë. Marrim patëllxhanët që përgatitëm një natë me pare dhe në prerjen që kryem hedhim një lugë nga mbushja. Patëllxhanët e mbushur i vendosim në vazo njëri mbi tjetrin. Në çdo dy rrjeshta vendosim nga një ose dy gjethe dafine. Vazhdojmë kështu për të gjitha perimet.
Ziejmë uthullën me pak lugë kripë dhe e lemë të ftohet. Pasi ftohet, shëllirën e uthullës e hedhim në vazo dhe vendosim peshë sipër, në këtë mënyrë patëllxhanët të rrinë fundosur.
Patëllxhanët turshi i mbulojmë me napë për 5 ditë pastaj i vendosim kapakët. Në këtë mënyrë patëllxhanët do të rrojnë për një kohë të gjatë. I ruajmë në një vend të freskët dhe jo në ndikimin e dritës së diellit.

Patëllxhanët turshi mund të konsumohen pasi kanë kaluar të paktën 2 muaj. Ju bëfshin mirë dhe mos harroni të abonoheni për recetat e reja.
Receta për lakra turshi

Ju beftë mirë!

/agroweb

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *