Miliona euro qe digjen, tallja e qeverise me fermeret e Shkodres! –


Prej 30 vitesh shteti shqiptar vijon të tallet me fermeret duke nëpërkëmbur kërkesat e tyre dhe duke i penalizuar edhe përballë thirrjeve që çdo vit Bashkimi Europian çel për përfitimin e granteve. Kur ndodhemi në muajt e fundit të vitit 2021 dhe premtimi për ta kryer këtë proçes ka 3 dekada që bëhet, ende fermerët e qarkut Shkoder nuk kanë çertifikatat e pronësisë.

Janë me dhjetra familje në të gjitha fshatrat e bashkive të qarkut që vuajnë mungesën e këtij dokumentacioni, edhe pse tokën e kanë të trashëguar, apo në përdorim prej 3 dekadash. Mungesa e dokumentacionit ka bërë që ato të mos marrin asnjë qindarkë nga miliona euro që alokohen në vit, por gjithashtu edhe të humbin të drejtën e rimbursimeve që vetë shteti shqiptar parashikon për këtë sektor. Duke nisur nga fshatrat e bashkisë Shkoder, e për tu shtrirë në Malësi të Madhe, numërohen me qindra familje që preken nga kjo zvarritje e proçesit të kadastres dhe institucioneve të tjera më të larta të qeverisë.

Kryeministri Rama ishte i fundit nga drejtuesit e lartë të qeverisë që premtoi zgjidhje, por edhe pse dy mandate i konsumoi, këtë gjë nuk e ka realizuar. Penalizimi bëhet edhe më i madh për fshatrat turistik, pasi atje zotëruesit e tokës nuk mund të kryejnë investime, e as të thithin investitorë të huaj, ndonëse kërkesat për një gjë të tillë nuk kanë munguar. Zvarritja duket se do të shkojë gjatë, pasi pajisja me çertifikata pronësie më shumë shërben si një sllogan elektoral, sesa një problem që bashkitë dhe qeveria duan të zgjidhin./ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *