Motren e vr.au duke ngrene buke/ Vëllai i Sabrinës na për loti, tregon fije pë pe tra gjedinë në shtëpi

Një kr.im mak.abër ishte ai i mbrëmjes së djeshme në Fier ku ish-burri vr.au Sabrina Bengan në sy të prindëve në mes të bukës.





Armando Benga, vëllai i 23-vjeçares, ka deklaruar mes lotësh se e motra është që.lluar nga 31-vjeçari Elton Metaj teksa ishte duke ngrënë bukë, pasi nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga puna.





“Ngjarja ndodhi tek pragu i derës. Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Kishte ardhur aty, ‘dil përjashta’.





Në 20 korrik kishte dalë nga bu.rgu. Nuk e di, fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kri.minelë dhe që sot bëri hatanë e madhe.





Mua më tha nusja, ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vr.arë. Ai ishte një frikacak që të vri.ste nga pas. Trimi të del përballë. Jam i tro.nditur.





Motra dhe mamaja ishin bashkë. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë ajo ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë.





Motrën e vr.au kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plu.mbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thanë”, rrëfeu vëllai i vik.timës.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *