PD ishte nën diktat, SHBA nuk pranonte negociata. Basha na e lehtësoi ne vendimin –


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Gjekmarkaj tha se Basha nuk kishte rrugë tjetër pasi nëse do të vendoste ndryshe PD do të futej në “luftë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim. Mbledhja ishte dramatike. E thashë në mbledhje se mbase procedura linte për të dëshiruar. Ne të gjithë do të votimin kundër nga pikëpamja emocionale. Por çështja është tjetër; Basha kishte dy rrugë ose të bënte këtë që bëri, ose të dorëhiqej dhe të fuste PD në përplasje me SHBA. PD ishte nën diktat dhe nuk po kërkonin negociata. Nëse dorëhiqej Basha dhe do të vinte një tjetër, PD do të shpallej e padëshiruar nga SHBA. Ata nuk dëshironi negociata, por lanë ultimatum. Ishte rrugë pa shteg. Mbase ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj se eka bërë për interesa personale.Vendimi e lehtëson grupin se do të hynin në një labirint kujtimesh,”– tha Agron Gjekmarkaj.

Të enjten, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *