Rifillon mësimi në Afganistan, një perde e madhe ndan vajzat dhe djemtë në klasë


Studentët në Afganistan po rikthehen në universitete, pas disa javësh mungesë, teksa talebanët kanë marrë kontrollin e plotë të vendit.

Ndërkohë, Perëndimi i ka sytë nga Afganistani, ndërsa i kanë vënë kusht talebanëve të respektojnë të drejtat e grave në mënyrë që të vazhdojë angazhimi diplomatik.

Kur talebanët sunduan për herë të fundit nga 1996-2001, grupi ndaloi vajzat nga shkolla dhe gratë nga universiteti dhe puna.

Pavarësisht se zëdhënësi taleban ka thënë se të drejtat e grave do të respektohen në përputhje me ligjin islam, është e paqartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Mësuesit dhe studentët në universitetet në qytetet më të mëdha të Afganistanit, Kabul, Kandahar dhe Herat, thanë për Reuters se studentet qëndrojnë veçmas nga djemtë, për të mos qenë në kontakt me ta.
“Sapo hyra në klasë, u ndjeva keq. Vendosja e perdeve është e papranueshme. Po kthehemi 20 vite pas”, tha Anjila, një studente 21-vjeçare në Universitetin e Kabulit. Sipas 21-vjeçares, edhe para pushtimit taleban, vajzat uleshin veçmas nga djemtë në banka.

Ndërkohë, është kërkuar që mësueset femra duhet të japin mësim për nxënëset femra. Është e paqartë nëse dokumenti, thotë Reuters, përfaqëson politikën zyrtare të talebanëve.

Talebanët njoftuan që javën e kaluar se shkollimi duhet të rifillojë, por meshkujt dhe femrat duhet të ndahen.

.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *