Servilizmi politik/ Nga Voltana Ademi tek Helidon Bushati mbizotëron heshtja as pro e as kundër Berishës – Shkodra News


Në kohën kur Sali Berisha ishte në drejtimin e Partisë Demokratike dhe kryeminister i Shqipërisë, shumë nga aktorët që sot janë pjesë e politikës nga qarku i Shkodres kanë qënë në pozicione drejtuese, apo pjesë e strukturës së lartë të kësaj partie. Por çuditërisht thuajse 99% e tyre kanë rezultuar me kujtesë të shkurtër dhe sot kur Sali Berisha është i përjashtuar nga Lulzim Basha, ata nuk kanë kurajo të flasin. Voltana Ademi me detyrë kryetare e bashkisë, në kohën e Sali Berishës ajo ka mbajtur detyra të rëndësishme në pushtetin vendor, e madje rritjen e pati deri në atë pikë sa të ishte deputete e qarkut Shkoder në kuvendin e Shqipërisë.

Nga nënkryetare bashkie, prefekte e deputete, këtë rrugëtim politik e pati me bekimin e Sali Berishës, saqe në qarqe të ngushta ajo shprehet se ishte një nga njerëzit e afër me të. Por sot kur lideri historik nuk është më në piedestal, ajo nuk ka patur kohë të shkruajë qoftë edhe dy rreshta të vetëm për vendimin e Lulzim Bashës, nëse është apo jo dakort me këtë veprim dhe si e sheh Ademin këtë që po ndodh në partinë që i ka dhënë cdo post.

Sigurisht heshtjen e saj e ka të bazuar diku tjetër, pasi ajo do të jetë e “preferuara” e Lulzim Bashës për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të bashkisë, prandaj në këtë pikë zgjedhja më e mirë është heshtja. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe deputetet e rinj, ata që dikur gëzonin pushtet me bekimin e doktorit, ca në Tiranë e të tjerë në Shkoder, duke nisur nga kryesuesi i listës Helidon Bushati, për të vijuar tek Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Zef Hila, Ramadan Lika. Edhe në kupolën drejtuese të PD Shkoder, ata që sot janë pjesë e vendimarrjes së Lulzim Bashës, dikur betoheshin në kokën e doktorit, po çuditërisht në gjithë këto orë intensive, janë fshehur duke mos patur kurajo të shprehen asnjë gjysëm fjale.

Neser fati i Berishës, apo i atyre që provuan më herët fshirjen e emrit me një të rënë lapsit nga vendimet arbitrare të Lulzim Bashës mund të jenë vetë këto të “pagojë”, prandaj sjellja që sot kanë nuk i nderon, përkundrazi i bën në sytë e votuesve të tregojnë anën e tyre më të errët, që në ato poste janë për shkak jo të meritokracisë, por servilizmit politik./ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *