Zot mbaj dorën, ç’po bëhet? Tjetër tërmet i fortë, ja magnituda – Korrieri.net


Gjatë javëve të fundit, Greqia po tronditet nga tërmetet.

Një lëkundje e fortë është regjistruar paraditen e sotme me madhësi 3.3 të shkallës Rihter në ishullin Nisyros të Greqisë.

Protothema shkruan se tërmeti ra në orën 11:50 të mesditës. Thellësia e tërmetit ishte 17.9 kilometrash.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk janë raportuar dëme në materiale dhe as njerëz të lënduar. Ndërkohë që sizmologu Gerasimos Papadopoulos e karakterizon aktivitetin sizmik të muajve të fundit në zonën e Nisyros dhe Tilos si shqetësues.

Ai ka thënë se  sizmiciteti i vazhdueshëm është shkak për shqetësim dhe meriton të rivlerësohet, duke theksuar se rreziku i një tërmeti tjetër të fortë nuk është zhdukur.

 

 

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *