Aksident i rëndë në vend, një i vdekur –


Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, u ndalua shtetasi Fatjon Muça, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor TiranëDurrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. D., 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë;

F. Ll., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Opel”, në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim e më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *