Berishës “i bie në mend” Azem Hajdari dhe bën gati planin, thirrja që u bën demokratëve me urgjencë –


Teksa ka kujtuar Azem Hajdarin në 23vjetorin e vdekjes, Sali Berisha ka shpërthyer ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të cilin e quan vegël të Edi Ramës në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i bën thirrrje demokratëve nga jugu në veri, nga baza në kryesi të ngrihen me urgjencë dhe të marrin partinë.

Të kthejnë atë parti e cila u themelua mbi parimet bazë nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes dhe lirive të së drejtave njerëzore dhe interesat kombëtare të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotivë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë i Sali Berishës:b Azem ti je gjalle! Demokrate, tribuni yne sot na therret: Koken Lart!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar te lirise se tyre, Azem Hajdari te ekzekutuar me 12 shtator te vitit 1998 para selise se Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniforme te qeverise se Partise Socialiste. Ky akt makaber, vrasja e shekullit per kombin shqiptar ishte nje hakmarrje e verber primitive ndaj te riut legjende, i cili ne krye te levizjes studentore beri me shume se kushdo tjeter per lirine e shqiptareve, ndaj prijesit te revolucionit Demokratik te Studenteve te Dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik ne Shqiperi ne vendin e diktatures me te eger staliniste pothuaj gjysem shekullore ne Europe.   Azem ti je gjalle! Te dashur miq, ata qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj Tribunit te Lirise per permbysjen sistemit barbar te baballareve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator te vitit 1998 ekzekutimin e tij  kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber, ndeshkimin e historise.

Kurse kujtimi dhe vepra  e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor e te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit te tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit eshte me frymezuese se kurre, mirenjojha e shqiptareve per birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirine dhe dinjitetin e munguar eshte me e pakufishme se kurre. Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *