Deri sa delet nuk dinë… –


Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Instagram lidhur me studimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila u shpreh se Serbia renditet e para në importet e Kosovës kurse Shqipëria vjen e dyta.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e Arditit, i cili u shpreh se është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para.

“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar moderatori për situatën e krijuar duke shtuar se ai e ka thënë këtë gjë që në vitin 2014.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *