Flor Binaj tregon historinë personale, shoku i klasës pasi u bë biznesmen i mori edhe vajzën që pëlqente –

Aktori Florian Binaj ka qenë i ftuar në programin ‘Shqipëria live’ për të folur rreth arsimit, ku ka treguar një histori që mund ta kemi parë në filma a lexuar në libra, por atij i ka ndodhur vetë. është historia e atyre djemve që ngelin në klasë për vite me radhë, por në fund bëhen biznesmenë, bosa e punëdhënës të ishshokëve të tyre që shkëlqenin në mësime.

“Për të dhënë një shembull shumë të shëmtuar por të vërtetë. Kur kam qenë në klasë të gjashtë në 8vjeçare, na vjen një shok i ri në klasë i cili ishte më i madh se ne, nja 56 vjet më i madh se kishte ngelur.

Mbaruam klasën e 6 shkuam në të 7, ai vijoi po në të 6ën. E kështu me radhë, derisa i thanë djalë i dashur lëre shkollën se nuk je për këtë punë, se ke 10 vjet në klasë të 6.
Kur isha në gjimnaz nisa punën në një security, biznes privat. E shoh që shoku im i klasës ishte bërë biznesmen. Ai kishte në krah një nga vajzat që unë kisha më qejf në atë kohë. Ky është realiteti tani, e shpresoj mos të jetë në të ardhmen, po kështu po vazhdon”, përfundoi Binaj.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *