Ngjarje e rëndë në Elbasan, 49vjeçari gjeti derën e hotelit të mbyllur dhe bën veprimin akrobatik, por… –


Një 49vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht sot gjatë natës në Elbasan. Mësohet se Vaso Koça, shqiptar i cili jetonte në Belgjikë, kishte prenotuar që të qëndronte në një hotel në Elbasan.

Burime zyrtare bënë me dije se kur Koça kishte tentuar që të hynte në hotel, dera e tij ishte e mbyllur, ndaj edhe kishte menduar që të kalonte përmes murit rrethues, por për pasojë është rrëzuar dhe është plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *