Ngjarje e rëndë, raportohet për 5 të plagosur, mes tyre 1 fëmijë –


Pesë persona kanë marrë plagë nga thika të shtunën pasdite, në një sulm në Rimini të Italisë, raporton “The Sun”. Sulmuesi, që raportohet se është nga Somalia, nxjerri thikën pasi iu kërkua bileta e autobusit.

Ai sulmoi dy konduktore me thikë, para se të ikte. Më pas ai sulmoi edhe tre persona tjerë, përfshirë një grua dhe një fëmijë, raporton “TGCom24”.

Derisa dy konduktoret nuk kanë marrë lëndime serioze, fëmija raportohet se është goditur me thikë në afërsi të fytit.

Sulmuesi arriti të ikte nga autobusi, pasi kërcënoi shoferin me thikë. Më pas në rrugë, ai tentoi të vjedhte një veturë. Ai u arrestua nga policia në afërsi të hekurudhës.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *