Pamje të reja/ Bie ashensori në Astir, momenti kur nxirret një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Astir. Një ashensor në të cilin ndodheshin 5 persona ka rënë dhe për pasojë janë plagosur rëndë 5 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një fëmijë. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa në videon që ilustrohet në vijim të dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, duket se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr të plagosurit.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ:

Përshëndetje JOQ Albania! Të gjithë fajin e ka administrator pallatit sepse po i kërkonin llogari familjarët e familjes së lënduar që ju kemi lajmëruar disa herë që ashensori ka problee dhe ata se vinin ujin në zjarr. Po më dridhet trupi akoma. Ai është një plehër që e ka marrë ajo gruaja sa herë në telefon dhe ai i thotë s’kam unë përgjegjësi e ka kompania i thotë i nuk di çfarë të them më.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *